Donald Trump padit ish-avokatin e tij me 500 milionë dollarë
Teksa kanë kaluar vetëm një javë nga gjyqi ish presidenti amerikan Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij me 500 milionë dollarë me pretendimin për shkelje të kontratës.
Ai ka deklaruar se Michael Cohen ka shkelur detyrën e tij si avokat për të vepruar në interesin më të mirë të klientit të tij. Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në një hetim të Nju Jorkut ndaj ish-presidentit. Zëdhënësi dhe avokati i Cohen, Lanny Davis u shpreh i bindur se padia kundër klientit të tij do të dështonte. Trump akuzon gjithashtu Cohen për deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët e familjes dhe biznesin e tij.
Cohen punoi si avokat i Trump për më shumë se një dekadë. Ai ishte gjithashtu shpesh përshkruhej si krahu i djathtë i Trump. Por të dy patën një mosmarrëveshje të madhe pas zgjedhjeve të vitit 2016. Ish avokati i trump në vitin 2018, u dënua me tre vjet burg dhe një gjobë pasi u deklarua fajtor për akuzat për mashtrim dhe shkelje të financimit të fushatës. Cohen tanimë është bërë një kritik i Trump duke deklaruar se Trump po abuzon me sistemin gjyqësor si një formë ngacmimi dhe frikësimi kundër tij.
Ndërkaq ish presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste në programin “Tucker Carlson Tonight” të Fox Neës Channel është shprehur se edhe nëse dënohet për një krim, ai do të kandidojë sërish për president në vitin 2024
DONALD TRUMP ISH PRESIDENT I SHBA-VE: Unë nuk do ta braktisja kurrë. Jo, nuk do ta braktisja kurrë. Kjo nuk është puna ime. Nuk do ta bëja.
Gjatë të njëjtës intervistë, Trump vlerësoi liderët e Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut si të shkëlqyer.
DONALD TRUMP ISH PRESIDENT I SHBA-VE: Këta janë shumë të zgjuar. Putin është shumë i zgjuar, mes tyre edhe Xi Jinping, Kim Jong Un. Putin ka pasur një vit të keq. Çfarë ndodh nëse është një luftë e pafitueshme? E dini, ka njerëz që thonë se Ukraina nuk mund të fitojë. Ju nuk mund ta mundni Rusinë.
Javën e kaluar, Trump u deklarua i pafajshëm për të 34 akuzat për krime. Prokurorët e kanë akuzuar atë për pagesën ndaj yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-ës si dhe për pagesën ndaj një ish modeleje të Playboy Karen McDougal me të cilën dyshohej se kishte një lidhje jashtëmartesore, mes të tjerash edhe pagesën ndaj një roje të Kullës së Trump, dokumentetet e klasifikuara si dhe hetimin për zgjedhjet.