Donald Trump në Nju Jork për paraqitjen historike në gjykatë
Ish-presidenti Donald Trump do të paraqitet në gjykatë këtë të martë dhe do të akuzohet zyrtarisht. Autoritet amerikane kanë ndërmarrë hapa për të mbyllur dhe siguruar katin e gjykatës ku Trump do të paraqitet. Siguria e lartë vjen pasi priten demonstrata pro dhe kundër tij. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Juan Merchan hodhi poshtë një kërkesë nga disa organizata mediatike, përfshirë CNN, për të mbuluar ngjarjen. Teksa refuzoi kërkesën e mediave , Merchan theksoi rëndësinë historike që paraqet ky rast.
JUAN MERCHAN-GJYKATËS :Që kjo aktakuzë përfshin një çështje me rëndësi monumentale kjo nuk mund të kontestohet. Në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndodhur kurrë të paditet një president. Dënimi i zotit Trump ka gjeneruar interes të pashembullt publik dhe vëmendje mediatike.
Më herët, edhe vetë avokatët e Trump kërkuan që të refuzohej kërkesa e medias për kamera në sallën e gjyqit.Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të përballet me akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit. Nga ana tjetër ai akuzohet se ka paguar për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels me të cilën dyshohet se ka patur një lidhje jashtëmartesore, gjatë ditëve të fundit të fushatës presidenciale të 2016. Por Trump ka thënë se është i pafajshëm pritet të deklarojë sërish pafajsinë e tij.
Teksa republikanët kanë reaguar duke e denoncuar si rast presidenti Joe Biden dhe demokratët kryesore kanë zgjedhur të heshtin. I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për trazirat e mundshme, Biden u përgjigj duke thënë se kishte besim tek policia e Nju Jorkut.