Do paraqitet sot para gjykatës, mbështetësit e Trump dalin në protestë

Shumë nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump janë mbledhur në New York, ndërkohë që ai pritet të paraqitet para gjykatës dhe të përballet me më shumë se 30 akuza.

Megjithatë në rrugë kanë dalë edhe një numër kritikësh ndaj ish-presidentit.

Një protestues anti-Trump u fotografua duke mbajtur një tabelë ku shkruhej: “Futeni në burg!”, refren ky jo i panjohur për amerikanët.

Kjo thirrje bëhej nga mbështetësit e Trump gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës, ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton, në lidhje me keqpërdorimin prej saj të e-maileve të ndjeshme të qeverisë.

Një tjetër protestues kundër ish-presidentit mbante një tabelë ku shkruhej “Trump për në burg”.