“Distrikti i dritave të kuqe të Amsterdamit” ndalon konsumimin e duhanit dhe marihuanës
Një ndalim i pirjes së duhanit të marihuanës në lagjes e dritave të kuqe të Amsterdamit hyri në fuqi , pjesë e një nisme nga kryebashkiakja e parë femër me qëllim për të pastruar zonën. Tabelat për moskonsumimin u vendosën në lagjen e rrethuar nga kanalet e njohur për shtëpitë publike, klubet e seksit dhe kafenetë të cilat tërheqin miliona turistë në vit, por janë një shqetësim për banorët.
Njerëzit që do të kapen duke shkelur ndalimin tani rrezikojnë një gjobë prej 100 euro. Kryebashkiakaj e qytetit Femke Halsema ka premtuar të përmirësojë kushtet për punonjësit e seksit dhe të reduktojë krimin dhe përdorimin e tepruar të drogës dhe alkoolit.
Diskutimet po zhvillohen për të zhvendosur turizmin e seksit dhe drogës jashtë qendrës së qytetit, por ka kundërshtime nga banorët në vendet që janë propozuar si alternativa. Njerëzit do të lejohen të pinë duhan brenda dhe në tarracat e kafeneve që shesin marijuanë dhe hashash në pjesë të tjera të qytetit. Përdorimi personal i sasive të vogla të marihuanës tolerohet nga autoritetet në Holandë.