Disidenti bjellorus Roman Protasevich dënohet me tetë vjet burg
Një aktivist i opozitës bjelloruse i arrestuar pasi fluturimi i tij me Ryanair u detyrua të ulej në Minsk, është dënuar me tetë vjet burg. Roman Protasevich u arrestua me akuzën e nxitjes së trazirave në maj 2021. Gjykata rajonale e Minskut e shpalli atë fajtor për një sërë veprash në lidhje me punën e tij si redaktor në një media opozitare.
Media shtetërore bjelloruse, Belta, tha se ai do të vuante dëmimin në një koloni penale. Protasevich kishte fluturuar nga Greqia në Lituani në maj 2021 kur kontrolli i trafikut ajror Bjellorusi e devijoi papritur fluturimin për në Minsk, duke pretenduar se kishte një kërcënim me bombë.
Vendet perëndimore akuzuan Bjellorusinë për rrëmbimin e aeroplanit të Ryanair nën pretekstin e kërcënimit me bombë. Në maj 2022 Sofia Sapega u dënua me gjashtë vjet burg për nxitje të mosmarrëveshjes.
Deri në nëntor 2020, z. Protasevich punoi si redaktor i kanalit opozitar Nexta në aplikacionin e mesazheve Telegram. Kanali u themelua nga një tjetër disident, Stepan Putilo, i cili u dënua në mungesë me 20 vjet burg. Putilo aktualisht ndodhet në mërgim në Poloni.
Bjellorusia është qeverisur nga i njëjti lider, Lukashenko, që nga viti 1994. Ai sfidoi muajt e protestave në vitin 2020, ndërsa politikanë dhe aktivistë të opozitës u arrestuan dhe u mbajtën në burg.