Dhunoi për vdekje gruan e tij, ish-ministri i Kazakistanit dënohet me 24 vite burg

Ish-ministri i financave i Kazakistanit u dënua ditën e sotme me 24 vite burg për vrasjen e gruas së tij, pas një gjyqi që tërhoqi shumë vëmendje. Kvantik Bisibaev, 44 vjeç, u shpall fajtor për torturimin, dhunën dhe vrasjen e gruas së tij.

Gjyqi i tij, i cili është transmetuar drejtpërdrejt në televizion gjatë shtatë javëve të fundit, u pa gjerësisht si një përpjekje nga autoritetet për të dërguar një mesazh se elita e vendit nuk është më mbi ligjin. Pamjet e kamerave të sigurisë të shfaqura në gjyq tregojnë se Bishibaev e godet vazhdimisht 31-vjeçaren Saltanat Nukenova dhe e tërheq zvarrë për flokësh, gjysmë të zhveshur, në dhomën ku ajo vdiq më vonë.

Në celularin e tij u gjetën edhe video ku ai shante dhe poshtëronte gruan dukshëm të mavijosur dhe të gjakosur, disa orë para se ajo të ndërronte jetë në mëngjesin e 9 nëntorit 2023. Sipas të dhënave zyrtare, një në gjashtë gra në Kazakistan ka pësuar dhunë nga partneri i tyre.

Gjatë gjyqit, Bishibaev pranoi se kishte rrahur gruan e tij, por pretendoi se disa nga lëndimet e saj ishin vetëshkaktuar nga ajo. Ai gjithashtu mohoi se e kishte torturuar ose kishte planifikuar ta vriste.

Bishibaev ishte ministër i financave nga maji deri në dhjetor 2016. Ai u dënua me 10 vjet burg në vitin 2018 për ryshfet, por u lirua pasi kreu më pak se tre vjet pasi iu dha amnis