Deti Mesdhe, arrin temperatura rekord
Deti Mesdhe shënon temperatura rekord. Kjo gjë konfirmohet edhe nga pamjet e satelitëve evropiane Copernicus, dhe falë shërbimit të monitorimit të mjedisit detar, rezulton se temperaturat e sipërfaqes së detit Mesdhe janë rritur me 3 gradë celcius mbi vlerat normale të riferimentit.
Të dhënat e fundit konfirmojnë edhe ato paraprake që u siguruan nga Agjensia Kombëtare Amerikane per oqeanet dhe Atmosferën, sipas të cilave temperatura globale e siperfaqes detare ka arritur maximumin historic qe prej nisjes së monitorimit satelitor.
Ndërsa siperfaqja e oqeanit ka arritur temperaturën 21.1 gradë celcius, duke thyer rekordin paraprak të prillit 2016 ku ishte 21 gradë. Sipas ekspertëve, gjatë tre viteve të fundit, mesatarja e temperaturave u reduktua me 3-5 në sipërfaqen detare të planetit, falë fenomenit oqeanik dhe atmosferik La Nina, që është pjesa e ftohtë e El Nino .
Tani që La Nina po mbërrin drejt fundit, ndoshta brenda këtij viti do ti lerë vendin pjesës mashkullore El Nino, që do të ndikojë sërish në rritje të temperaturave, duke sjellë ndoshta edhe sinjale të forta të ndryshimeve klimatike.