Dëshmia 7 orëshe e Trump në Prokurorinë e Nju Jorkut
Donald Trump për rreth 7 orë ka dëshmuar sërish në Prokurorinë e Nju Jorkut një javë pas gjyqit ku ndaj tij u ngritën 34 akuza. Ish-presidenti iu përgjigj pyetjeve të shumta duke qëndruar ulur për gati shtatë orë. Padia, e ngritur shtatorin e kaluar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një demokrate, pretendon se Trump, fëmijët e tij Donald Trump Jr., Eric Trump dhe Ivanka Trump dhe Organizata Trump ishin përfshirë në një skemë duke ofruar deklarata të rreme financiare për huadhënësit dhe të tjerët që ish-presidenti i përdori për t’u pasuruar.
Padia 250 milionë dollarë synon të ndalojë aftësinë e Trump për të operuar në biznes. Çështja është caktuar për gjykim në tetor. Familjarët e Trump i kanë mohuar akuzat.
“Ai mbetet i vendosur në qëndrimin e tij se nuk ka asgjë për të fshehur dhe mezi pret të tregojë për suksesin e jashtëzakonshëm të kompanisë së tij shumë miliardë dollarëshe”, tha avokatja e Trump, Alina Habba, në një deklaratë. Marrja në pyetje u zhvillua me dyer të mbyllura por CNN shkruan se këtë herë dëshmia nuk ka ngjallur atë lloj vëmendjeje siç bëri javën e kaluar dorëzimi i tij historik në Neë York City për akuza të veçanta penale.
Trump , i cili po kërkon të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, do të vijojë të pyetet në lidhje me financat për bizneset tij. Kompania e tij u gjobit me 1.6 milionë dollarë përmes së cilës drejtuesit më të lartë të kompansë shmangën taksat mbi të ardhurat personale.
Organizata Trump u shpall fajtore në janar të ëktij viti për 17 krime tatimore, përfshirë konspiracion dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit. Akuzat ndaj kompanisë u bazuan tek dëshmia e ish-shefit të financave të Organizatës Trump, Allen Weisselberg, i cili u deklarua fajtor nën akuzat se ai manipuloi rregjistrat financiarë të kompanisë për të ulur në mënyrë të paligjshme tatimet e tij vjetore.