Dënohet piloti anglez, trafikoi shqiptarët me avion nga Belgjika në Britani
Një pilot britanik është dënuar së bashku me dy persona të tjerë pasi trafikoi me avion katër emigrantë të paligjshëm shqiptarë drejt Anglisë.
Piloti u arrestua në aeroportin Deenethorpe në Northamptonshire në marsin e vitit të shkuar, sapo zbriti nga fluturimi me aeroplanin e tij së bashku me tre burra dhe një grua, të cilët po përpiqeshin t’i shmangeshin kontrolleve të imigracionit.
Hetuesit e britanik zbuluan Richard Styles, 53 vjeç, kishte bashkëpunuar me ish-pilotin dhe shokun e tij të aviacionit Silvano Turchet, 68 vjeç, për të marrë me qira për 1500 £ nga një fushë ajrore në Lincolnshire.
Ata ishin në kontakt me një shqiptar të njohur si ‘Tim K’ i cili dha orientimet që pasagjerët e paligjshëm të Styles ta takonin atë në Belgjikë.Menjëherë pas arrestimit të Styles, grupi shqiptar u ndalua në një taksi Mercedes të drejtuar nga Vijayakumar Sivakumar. Emigrantët iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.Një gjykatës britanik dënoi Styles me shtatë vjet burg, Turchet me shtatë vjet e gjysmë dhe Sivakumar me katër vjet e gjysmë, ndërsa shqiptarët u akuzuan për shkelje të ligjit të imigracionit.