Dënohet me 4 vite kryeministri i Bosnje-Hercegovinës
Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës denon kryeministrin ne detyre Fadil Novalic me katër vjet burg për prokurimin e 100 respiratorëve nga Kina në vitin 2020 me një kosto për buxhetin e shtetit prej 5 mln euro. Ai akuzohet se beri tender sekret dhe me prokurim te drejtperdrejte gjate pandemise duke favorizuar vetem nje kompani.
Autoritet në Sarajevë nisën një hetim pasi u zbulua se prokurimi ishte kryer përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë.Gjykata ka denuar edhe du bashkepuntoret e tij, njeri prej tyre drejtori i kompanise ku u blene respiratoret e cila nuk ishte e specilizuar per kete fushe por ne tergtimin e fruta-perimeve.
Kompania “Srebrena Malina” u gjobit gjithashtu me një shumë prej 100 mijë eurosh.Mbi te akzuarit rëndon edhe akuza për pastrim parash dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare.Blerja e këtyre respiratorëve u bë në prill 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19. Vendimi pritet të apelohet n shkaleln e dyte te gjyqesorit.