Dënohet me 10 vjet burg fituesi bjellorus i Çmimit Nobel për Paqe

Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar fituesin e çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski me 10 vjet burg, një vendim që ka të ngjarë të dënohet ashpër nga grupet perëndimore të të drejtave të njeriut.

Bialiatski, një aktivist pro-demokracisë dhe themelues i grupit të të drejtave të njeriut Viasna, i cili ofroi ndihmë ligjore dhe financiare për protestuesit gjatë një vale trazirash të vitit 2020 në Bjellorusi nga ku u dënua për financim të protestave dhe evazion fiskal.

Ai ka thënë se po dënohet për arsye politike. Rreth 30 persona, duke përfshirë diplomatë perëndimorë, shkuan në gjykatë por, shumica nuk u lejuan të hynin brenda.

AKTIVISTI BJELLORUS PËR TË DREJTAT E NJERIUT, ALES BIALIATSKI: Besimi se ne po bëjmë atë që është e rëndësishme dhe se problemet e Bjellorusisë nuk janë vetëm probleme të Bjellorusisë, por po shqetësojnë edhe komunitetin ndërkombëtar.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya tha se Bialiatski dhe aktivistë të tjerë janë dënuar në mënyrë të padrejtë duke e quajtur vendimin të tmerrshëm. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të luftuar kundër kësaj padrejtësie të turpshme dhe për t’i çliruar ata,” shkroi ajo në Twitter.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatës së Minskut që t’i jepte Bialiatskit një dënim 12-vjeçar. Grupi Viasna tha se gjykatësi kishte refuzuar të zhvillonte gjyqin në bjellorusisht por në rusisht. “Akuzat kundër kolegëve tanë janë të lidhura me aktivitetin e tyre për të drejtat e njeriut, ofrimin e ndihmës nga qendra e të drejtave të njeriut Viasna për viktimat e persekutimit”, u shpreh grupi.

Viasna mori një rol udhëheqës në ofrimin e ndihmës ligjore dhe financiare për qindra bjellorusë që u burgosën gjatë protestave masive kur presidenti Alexander Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994. Bialiatski dhe kolegët e tij janë etiketuar si “të burgosur politikë” nga mbrojtësit e të drejtave. Aktivistët vlerësojnë se janë rreth 1500 të burgosur të burgosur padrejtësisht në burgjet e Bjellorusisë. Bialiatskit iu dha Çmimi Nobel për Paqe tetorin e kaluar për punën e tij mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë, duke e ndarë atë me grupin rus të të drejtave Memorial dhe Qendrën e Ukrainës për Liritë Civile.

Check Also

Burri që drogonte të shoqen dhe lejoi abuzimin e saj nga 72 burra pranon akuzat në Francë

Dominique Pelicot, 71-vjeçari francez që akuzohet se drogonte gruan e tij për ta vënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *