Degradon dhuna në Francë

 

Mbi 1 milion francezë mbushën rrugët e Parisit në protestën mbarëkombëtare për të kundërshtuar reformën e pensioneve. Këtë herë ndryshe nga herët e fundit demostratat u kthyen në të dhunshme ku protestuesit shkatërruan dhe dogjën çdo gjë përreth. Më shumë se 150 policë dhe xhandarë u plagosën dhe 172 persona u arrestuan.

Bashkisë së Bordosë i  vu zjarri. Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet. Grupe më të vogla anarkistësh të “Bllokut të Zi” thyen dritaret e dyqaneve, plaçkitën disa restorante të klasit të parë.

https://twitter.com/i/status/1638985672684982274

Sindikatat kanë frikë se protestat mund të bëhen më të dhunshme nëse qeveria nuk dëgjon zemërimin në rritje të popullit. Protestat u mbajtën edhe në disa qytete të tjera ku protestuesit dhe anarkistët i vunë flakën kioskave të gazetave dhe hodhën parulla me sloganin “ Macron dorëhiqu”.

https://twitter.com/i/status/1638988663404077063

Trazirat gjithashtu ndërprenë udhëtimet me tren, rafineritë e naftës dhe panë mësues dhe punëtorë në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit të largoheshin nga puna. Atraksionet e njohura turistike si Kulla Eifel dhe Pallati i Versajësu mbyllën gjithashtu.

https://twitter.com/i/status/1638959035583176704

Kryeministrja e Francës, Élisabeth Borne, shkroi në Twitter : “Të demonstrosh dhe të shprehësh zemërimin është një e drejtë. Dhuna dhe degradimi janë të papranueshme. Gjithë mirënjohja ime për policinë dhe forcat e shpëtimit të mobilizuara,” u shpreh Borne.

https://twitter.com/i/status/1638979606756696064

Që nga janari janë mbajtur nëntë ditë protesta dhe sindikatat franceze kanë bërë thirrje për vazhdimin e tyre. Greva dhe protesta të reja mbarëkombëtare janë paralajmëruar në 28 mars ditën kur Mbreti Charles III i Britanisë do të udhëtojë në Bordo nga Parisi me tren.