Debati që i kushtoi jetën, gjendet i vrarë në Vjenë ish-futbollisti i njohur
Një debat me një burrë i kushtoi jetën Ish-lojtarit austriak Volkan Kharaman 43-vjeç i cili u gjet i vrarë në mes të rrugës ditën e sotme në Vjenë.
Sipas gazetës Kronenzeitung, ish-futbollisti kishte hyrë në një debat të ashpër me një burrë tjetër në një mensë, i cili nxori një pistoletë dhe e qëlloi në kokë kur doli në rrugë.
Ai njihej në fund të viteve ’90 si një nga premtimet e mëdha të futbollit austriak, e filloi karrierën e tij profesionale te Feyenoord Rotterdam, në moshën 17-vjeçare.
I lindur në Vjenë në një familje emigrantësh turq, futbollisti doli në pension në vitin 2010 pasi luajti disa vite për klubet austriake të ligës së ulët, ndërsa në 2010 hyri në politikë.
Edhe pse nuk u zgjodh deputet Në vitin 2017, Kahraman doli në zgjedhjet parlamentare si kandidat për Partinë Popullore Austriake OVP.