Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves, ka bërë publike divorcin nga lojtari i arrestuar që prej janarit në Barcelonë, i akuzuar për përdhunim , ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në një klub nate në qytet.Modelja shprehet përmes një letre të hapur në Instagram,e shkruar me dorë, në një bllok shënimesh në të cilën ajo përmend arsyet e largimit nga Alves. Vendimi, thotë ajo, ishte i vështirë për t’u arritur.
“Ndjenja e braktisjes dhe e vetmisë vendosi të zinte vend ne zemren time.Mijëra “pse” pa përgjigje. Zgjodha si partner një person që më dukej perfekt. Ai më ka mbështetur gjithmonë në çdo gjë, më ka ndihmuar të rritem. Është e vështirë për mua të pranoj që i njëjti person mund të më lendoje.Do të duhen vite të tëra për të harruar mënyrën se si më shihte. Sikur të isha fantastike. Po, jam e zonja, e pavarur, e zgjuar, besnike dhe njerëzore. Aq njerëzore sa pavarësisht dëmit që më shkaktoi, jam në anën e tij”.
Marrëdhënia mes modeles dhe futbollistit nisi në vitin 2016, një vit më vonë ata u martuan. Çifti nuk ka fëmijë.