Dalin jashtë kontrollit zjarret në Kanadanë perëndimore
Mbi 30 mijë njerëz që jetojnë në provincën kanadeze të Albertës janë evakuuar pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës ndërsa mbi 301 mijë hektarë tokë janë djegur ndërsa mbi 100 zjarre vijojnë të jenë aktive në provincën perëndimore.
Disa banorë në komunitetin e Fox Lake, ku zjarret janë përhapur pothuaj në të gjithë vendin u desh të evakuoheshin me helikopterë. Zonat më të goditura janë Drayton Valley, rreth 140 km në perëndim të Edmonton dhe Fox Lake, ku më shumë se 20 shtëpi janë djegur nga zjarri.
Gjatë kësaj kohe provinca Alberta ka rregjistruar temperature të larta mbi mesataren ndërsa zjarret janë rregjistruar edhe gjatë muajit mars dhe prill. Nga ana tjetër autoritetet kanë ngritur streha të përkohshem për njerëzit të cilët janë evakuuar nga komunitetet.
Nga ana tjetër përmbytjet në British Columbia kanë shkaktuar po ashtu dëme të konsiderueshme. Rreth gjysma e lumenjëve janë nën vëzhgim. Tre rajone: Boundary, Cache Creek dhe Whiteman Creek janë janë përfshirë më shumë nga përmbytjet e fuqishme.
Grand Forks, i vendosur rreth 530 kilometra në lindje të Vankuverit si dhe dhjetë provinca janë vendosur në listën e evakuuimit pasi lumenjtë Granby dhe Kettle rrezikojnë të dalin nga shtrati. Prej disa vitesh, Kanadaja perëndimore është goditur vazhdimisht nga ngjarje ekstreme të motit, intensiteti dhe shpeshtësia e të cilave është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.