Cunam pas tërmetit ? Autoritetet Turke: Ekziston rreziku i rritjes së nivelit të detit

Agjencia turke e fatkeqësive AFAD ka dalë me një deklaratë në lidhje me tërmetin që goditi Turqinë.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të Hatay që të qëndrojnë larg bregdetit, duke paralajmëruar se ekziston rreziku i rritjes së nivelit të detit pas dy tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën vendin duke shkaktuar panik tek të gjithë.

Tre minuta tërmeti u pasua nga një lëkundje me magnitudë 5.8, sipas AFAD, e cila shprehu frikën se niveli i detit mund të rritet “deri në 50 cm”.