Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka deklaruar se shpreson që blloku të bjerë dakord për një marrëveshje të përbashkët të prokurimit të municioneve për Ukrainën . Kryediplomati paralajmëroi për “vështirësi” në vazhdimin e furnizimit me armë në Ukrainë nëse nuk arrihej një “vendim i rëndësishëm” të hënën.
Ministrat e mbrojtjes të BE-së në fillim të këtij muaji ranë dakord përkohësisht një plan prej 2 miliardë eurosh (2.1 miliardë dollarë) për të blerë predha artilerie 155 milimetrash dhe për të dërguar më shumë raunde artilerie në Ukrainë nga rezervat ekzistuese të vendeve të BE-së. Një vendim përfundimtar pritet të hënën në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.
Me luftën në Ukrainë tani në vitin e saj të dytë, BE – së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy mbështetësit e tjerë kryesorë të Kievit – ka riafirmuar solidaritetin e saj me Kievin.