Bojkoti në OKB acaron Rusinë/ Lavrov: Shtetet nuk duhet të shpërdorojnë votën për qëllimet e SHBA-së

 

Bojkoti që iu bë në këshillin e sigurimt të OKB e ka acaruar Rusinë. Kryediplomati Sergei Lavrov nga Ankaraja shigjetoi shtetet që sipas tij po ndjekin politikën e tSHBA dhe jo qëllimet e tyre.

Uashingtoni po ndjek një politikë me qëllim mposhtjen e Rusisë strategjikisht në fushë. Po përdor edhe shtete të ndryshme duke i detyruar që të ndjekin politikën e saj. Ka vende që e shpërdorojnë edhe të drejtën e tyre në OKB dhe nuk plotësojnë qëllimet e tyre. Duan që ta dobësojnë Rusinë dhe pastaj do ta ketë radha Kina.

 Lavrov deklaroi se nuk është e sigurtë as një zgjatje tjetër e marrëveshjes së drithërave.

Marrëveshjen e kemi zgjatur disa herë. Por shohim që askush nuk dëshiron që ti zgjidhë problemet. Njemi lodhur duke u marrë me ndërgjegjjen e tyre.  Nëse nuk do të ketë ndonjë përmirësim në këtë cështje, atëherë do të pyesim veten nëse ja vlen që ta zgjasim sërish marrëveshjen për eksportin e drithërave.

 Nga ana e tij ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ftoi sërish të dyja palët që të ulen në tryezën e dialogut.

Kemi patur rol ndërmjetësues dhe nuk ndryshojmë qëndrim. Të dy ministrat si Lavrov dhe Kuleba janë sërish të ftuar që të ulen në tryezën e dialogut me ndërmjetësimin tonë.  Ne jemi të hapur për dialog por janë të rëndësishme kushtet. Nuk duam që të përsëritet situata e vitit  2014. Arritëm marrëveshje për paqe në Krime por më pas marrëveshja nuk u zbatua nga Ukraina dhe Perëndimi.

 Lavrov e kishte parashikuar vizitën e tij në Turqi në muajin mars por u shty për shkak të situatës të shkaktuar nga tërmetet e 6 shkurtit.