“Bluza të tjera të bardha”, pas Gjermanisë edhe Italia kërkon të rekrutojë mjekët shqiptar
Nevoja për personelin mjekësor ka bërë që qeveria lokale e Kalabrisë të nisë punën për të huazuar mjekë e profesionistë të shëndetësisë dhe nga vende të tjera, mes të cilave Shqipëria. Spitalet, qëndrat mjekësorë, poliklinikat, janë në mungesë të 2400 mjekëve, e fakt që po çon në kolaps shërbimin shëndetësor publik për banorët,
Komisari i jashtëzakonshëm për shëndetësisë i caktuar nga qeveria Draghit, e tani edhe e Giorgia Melonit, Roberto Occhiuto ka deklaruar pak orë më parë se po verifikojnë mundësitë për të punësuar mjekë nga Shqipëria, pasi dhe konkurset e hapura për të punësuar mjekë nga e gjithë Italia nuk po japin rezultat. Pas mbërritjes së mjekëve nga Kuba, “bluza të tjera të bardha” mund të mbërrijnë në spitalet kalabreze nga Shqipëria. Kështu tha sot presidenti i Rajonit, Roberto Occhiuto, me rastin e inaugurimit të sallave të reja operative të spitalit Castrovillari.
Duke biseduar me gazetarët, Occhiuto shpjegoi: Ne po verifikojmë gjithashtu mundësinë e punësimit të mjekëve nga Shqipëria për sa kohë që konkurset e hapura që po zhvillojmë nuk prodhojnë numrin e rekrutimet që ne shpresojmë.
Ndërkohë që mjekët nga Kuba po punojnë tashmë në disa spitale në Reggio. Kalabria ky rajon jugor i Italisë me gati 2 milionë banorë ndodhet në vështirësi organizative për të përballuar sistemin shëndetësor për popullatën me një deficit financiar rreth 1 miliardë euro./ catanzaroinforma.it