Bjellorusia nënshkruan ligjin e dënimit me vdekje kundër zyrtarëve dhe ushtarakëve

Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka nënshkruar ligjin që lejon shqiptimin e dënimit me vdekje kundër zyrtarëve dhe ushtarakëve të dënuar për tradhti të lartë, tha zyra e tij.

Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë, është shteti i vetëm në Evropë që ende zbaton dënimin me vdekje. Ky dënim shqiptohet për krime sikurse vrasjet apo aktet e terrorizmit.

Ekzekutimet kryhen me një goditje të vetme me plumb pas koke. Ligji i ri është pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal që synon të forcojë luftën e Bjellorusisë kundër “krimeve të ekstremistëve dhe orientimit kundër shtetit”.

Sipas ndryshimeve të miratuara nga Lukashenka, kushdo që gjendet fajtor për “diskreditimin” e forcave ushtarake bjelloruse do të përballen me burgim. Rusia ka miratuar ligj të ngjashëm pas nisjes së pushtimit të Ukrainës një vit më parë.

 

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *