BILL GATES GJEN DASHURINË E RE
Mesa duket Bill Gates ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes me ish-bashkëshorten Melinda.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail miliarderi 67-vjeçar është në një marrëdhënie me shoqen e tij të tenisit, Paula Hurd.
Hurd është e veja e bashkëdrejtuesit dhe presidentit të koorporatës shumëkombëshe Oracle , Mark Hurd, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjecare në 2019 pas një beteje me kancerin.
“Janë të pandashëm.Janë bashkë prej një viti dhe edhe pse ajo është përshkruar shpesh si gruaja misterioze në fakt për rrethin e tyre të afërt nuk është ndonjë mister që ata janë bashkë.” tha një mik i çiftit për gazetën britanike.
Dikur shefe ekzekutive e një kompanie teknologjie, Hurd tashmë organizon evente dhe merret me filantropi.
Bill, i cili ka një pasuri neto prej 106 miliardë dollarësh, pranoi në emisionin “Today” në maj të vitit 2022 se ndarja nga ish-bashkëshortja ishte mjaft e vështirë megjithëse nuk dha detaje të tjera.