Bilanc tragjik, ministria e Shëndetësisë palestineze: 1200 njerëz të vdekur në Gaza
- 12 October, 2023
Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 1200. Kështu deklaroi ministria palestineze e Shëndetësisë. Ministria palestineze e Shëndetësisë bën me dije se 1200 njerëz kanë vdekur që kur Izraeli filloi sulmet ajrore në zonë, si hakmarrje ndaj një sulmi shkatërrues nga militantët e Hamasit të shtunën.
Numri i viktimave nga të dyja palët tashmë ka shkuar në thuajse 2,500.
Më herët, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se 1200 izraelitë ishin masakruar nga persona të armatosur të Hamasit gjatë fundjavës dhe numri i të vdekurve pritet të rritet.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ