Bilanc i frikshëm humbjesh, pas sulmeve të Hamasit, 1900 viktima në Gaza

Të paktën 1,900 njerëz në Gaza janë vrarë në sulmet e kryera si hakmarrje për vrasjen e 1,300 izraelitëve në sulmet e befasishme nga persona të armatosur të Hamasit një javë më parë.

Çdo ditë e më shumë bilanci i humbjeve në të dyja anët, në Palestinë dhe Izrael po thellohen.

Ndërkohë që Izraeli ka bërë thirrje që banorët të largohen nga Gaza, pasi do të ndërmarrë një tjetër sulm të fuqishëm, deri në eliminimin e terroristit të fundit të Hamasit.