Bien çmimet e naftës/ Një rritje e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së mund të krijojë shqetësime

Çmimet e naftës ranë ndërsa shqetësimet rriten se Rezerva Federale e SHBA-së mund të rrisë potencialisht normat e interesit. Nafta në bursën amerikane 56 cent, ose 0,7%, duke arritur në 79,77 dollarë për fuçi, dnërsa nafta në bursën e Londrës u ul me 63 cent, një rënie 0,8%, për t’u tregtuar me 76,15 dollarë për fuçi.

Ekspertët shprehen se edhe prodhimi kinez ra nxitur nga shkurtimet e furnizimit të OPEC+ që hynë në fuqi këtë muaj. “Perspektiva e rritjes së mëtejshme të normave që do të njoftohet nga Fed këtë javë pritet të nxisë një rritje të paqëndrueshmërisë afatshkurtër të çmimeve,” tha Baden Moore, kreu i strategjisë së mallrave dhe karbonit në Bankën Kombëtare të Australisë.

Fed pritet të rrisë normat e interesit me 25 pikë bazë këtë javë. Banka qendrore e SHBA ka rritur normën e saj të politikës me 475 pikë bazë që nga marsi i vitit të kaluar nga niveli afër zeros në intervalin aktual 4.75 deri në 5.00%.

“Pas shkurtimeve të fundit të ofertës së OPEC-ut, , ne besojmë se tregu i naftës do të jetë në deficit gjatë pjesës së mbetur të tremujorit të dytë, i cili  i kombinuar me një rritje sezonale të kërkesës së Kinës në vit pritet që edhe  çmimet të rriten,” shprehet Baden Moore.

Nga ana tjetër edhe  aktiviteti i industrive në Japoni, ekonomia e tretë më e madhe në botë, u tkurr për muajin e gjashtë radhazi në prill, por sektori i prodhimit po shkonte drejt stabilizimit. Ekspertët shprehen gjithashtu e një rënie e çmimeve të naftës vjen edhe për shkak të frikës së recesionit të shumë ekonomive në mbarë botën .