Biden zyrtarizon kandidaturën e tij për presidencialet e 2024

 

Biden zyrtarizon kandidaturën e tij për presidencialet e 2024. Njoftimi i kandidimit të tij  vjen katër vjet pas ditës që kur ai deklaroi ofertën e tij fillestare për Shtëpinë e Bardhë duke premtuar se do të shëronte “shpirtin e kombit” mes administratës së trazuar të ish-presidentit Donald Trump .

Në një video të publikuar Biden e cilësoi garën e vitit të ardhshëm si një luftë kundër ekstremizmit republikan, duke argumentuar në mënyrë implicite se atij i duhej më shumë kohë për të realizuar plotësisht zotimin e tij për të rivendosur karakterin e kombit.

 JOE BIDEN PRESIDENT I SHBA-VE: Kur kandidova për president katër vjet më parë, thashë se jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës. Dhe ne tani jemi ende. Liria personale është thelbësore për atë që jemi ne si amerikanë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Asgjë më e shenjtë. Kjo ka qenë puna e mandatit tim të parë: Të luftojmë për demokracinë tonë. Pyetja me të cilën po përballemi është nëse në vitet në vijim kemi më shumë liri apo më pak liri.  Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur. Kjo është arsyeja pse unë kandidoj për rizgjedhje.

Videoja u hap me imazhet e aktivistëve të kryengritjes dhe të drejtave të abortit të 6 janarit 2021, duke protestuar në Gjykatën e Lartë të SHBA. Në fjalimin e tij mes të tjerash Biden u shpreh se estremistët që mbështesin ish presidentit amerikan Donald Trump janë rreshtuar për të hequr liritë .

 JOE BIDEN PRESIDENT I SHBA-VE: Kjo nuk duhet të jetë një çështje e kuqe apo blu. Për të mbrojtur të drejtat tona. Për t’u siguruar që të gjithë në këtë vend të trajtohen në mënyrë të barabartë. Dhe që të gjithëve t’u jepet një mundësi e drejtë. Por anembanë vendit, ekstremistët MAGA janë rreshtuar për t’i hequr ato liritë themelore duke diktuar se çfarë vendimesh duhet të marrin njerëzit për kujdesin shëndetësor, vendimet që mund të marrin grate dhe t’u thuash njerëzve se kë mund të duan. Kjo e bën më të vështirë mundësinë për të votuar.

Një pjesë e konsiderueshme e votuesve demokratë kanë treguar se do të preferonin që ai të mos kandidonte.Një sondazh i fundit nga Qendra Associated Press-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike tregoi se vetëm 47% e demokratëve thanë se dëshironin që ai të kërkonte një mandat të dytë. Nga ana tjetër ish presidenti amerikan Donald Trump e zyrtarizojë kandidaturën e tij  për presidencën amerikane në nëntor 2022. 76-vjeçari ende mund të kandidojë për postin, pavarësisht se është ish-president i SHBA-së që akuzohet për një krim. Ai është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe konspiracion për rolin e tij të dyshuar në pagesat e parave ndaj dy grave në fund të fushatës së tij presidenciale 2016.