Biden sfidon republikanët të heqin tavanin e borxhit

Presidenti Joe Biden sfidoi republikanët të heqin tavanin e borxhit të SHBA dhe të mbështesin politikat tatimore për amerikanët e klasës së mesme në një fjalim që shërbeu si një plan për rizgjedhjen e tij në 2024.
Duke sulmuar kompanitë e naftës për të bërë fitime të larta dhe korporatat për të përfituar nga konsumatorët, Biden përdori fjalimin e tij për të përshkruar prioritetet progresive të Partisë së tij Demokratike që janë kritikuar nga shumë ligjvënës republikanë.
JOE BIDEN PRESIDENT I SHBA-VE: Kam kandiduar për president për të ndryshuar rrënjësisht gjërat, për t’u siguruar që ekonomia jonë të funksionojë për të gjithë, në mënyrë që të gjithë të ndjejmë krenari për atë që bëjmë. Ne kemi krijuar tashmë, me ndihmën tuaj, 800,000 vende pune me pagesë të mirë në prodhim, rritja më e shpejtë në 40 vjet. Inflacioni ka qenë një problem global sepse pandemia prishi zinxhirët tanë të furnizimit dhe lufta e padrejtë dhe brutale e Putinit në Ukrainë ndërpreu furnizimet me energji, si dhe me ushqime. Por ne jemi të pozicionuar më mirë se çdo vend në Tokë tani.
Por fjalimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u shoqërua edhe me të qeshura dhe tallje nga disa republikanë, ndërsa Biden u shtriu dorën e bashkëpunimit republikanëve duke iu referuar faktit se pas zgjedhjeve të nëntorit, Kongresi është i ndarë me Dhomën e Përfaqësuesve nën kontrollin republikan dhe Senatin nën atë demokrat.
JOE BIDEN PRESIDENT I SHBA-VE: E dini, shpesh na thuhet se demokratët dhe republikanët nuk mund të punojnë së bashku. Por gjatë dy viteve të fundit, ne dëshmuam se cinikët dhe kundërshtuesit e kishin gabim. Po, ne nuk u pajtuam shumë dhe po, kishte raste kur demokratët shkonin vetëm. Por herë pas here, demokratët dhe republikanët u bashkuan, u bashkuan për të mbrojtur një Evropë më të fortë dhe më të sigurt.
Shumë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë edhe kandidatët e vijës së ashpër, Marjorie Taylor Greene dhe Byron Donalds, e cilësuan Biden gënjeshtar për një bashkëpunim mes të dyja palëve, ndërsa iu bënë thirrje republikanëve të tjerë të bënin të njëjtën gjë. Në fjalimin e tij 73 minutësh Biden foli për probleme të brendshme si vrasjet masive, forca e ekzagjeruar e policisë, kriza e varësisë nga droga dhe imigracioni, ku u kërkoi republikanëve që të miratonin planin për të siguruar paisjet dhe oficerët për të siguruar kufirin. Ndër të tjera ai presidenti i SHBA konfirmoi bashkëpunimin me rivalin e tij Kinën, por u zotua të mbrojë vendin duke iu referuar një balone spiune kineze që udhëtoi nëpër Amerikë javen e shkuar.
GAZETARE: LIVIA KALLFA

Check Also

SHBA mbështet SPAK: Ka bërë punë të jashtëzakonshme/Përfaqësuesja e DASH për Evropën Jugore-Qendrore Colleen Hyland:Duhet të avancohet puna kundër korrupsionit kështu përparoni për në BE

Rezultatet pozitive në rritjen ekonomike, nuk mjaftojnë për tu anëtarësuar në BE, për të zhvilluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *