Biden planifikon të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit 2024

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se planifikon të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por nuk është ende gati të shpallë kandidaturën.

“Unë synoj të kandidoj por ne nuk jemi gati ta shpallim ende kandidaturën ,” tha Biden në një intervistë në emisionin “Today” të NBC.

Paraardhësi i tij, Donald Trump, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit  me Stormy Daniels. Bashkëpunëtorët e Biden konfirmojnë në të njëjtën kohë se kreu i demokratëve po përgatitet për fushatën e tij zgjedhore.

Republikanët, ndërkohë, janë ende të  tronditur nga raportet se anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, mori dhurata të shtrenjta, fluturoi me avion privat falas dhe udhëtoi me jahte nga miliarderi republikan, manjati i pasurive të paluajtshme, Harlan Crowe.

Check Also

Izraeli bombardon qendrën e Bejrutit, 22 viktima/ Synohej eliminimi i një komandanti të Hezbollahut

Ushtria izraelite bombardoi qendrën e Bejrutit, duke vrarë 22 banorë, por pa arritur objektivin, një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *