Biden planifikon rikandidimin për 2024
“Kam në plan të kandidoj… por nuk jam ende i përgatitur për ta shpallur atë”. Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë për emisionin “Today” në NBC.
Biden edhe më herët është shprehur se synon sërish Shtëpinë e Bardhë për vitin e ardhshëm por ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar. Si Biden ashtu edhe nënpresidentja Kamala Harris kanë thënë se do të kandidojnë së bashku .
Këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë do të marrin vendimet përfundimtare për nisjen e fushatës së rizgjedhjes së Biden, sipas asaj që raporton NBC News. “Pjesa e vendimit ka mbaruar, por ai kërkon pak kohë për të shpallur atë që ai tashmë ka vendosur,” raporton NBC News.
Gjatë një konference për shtyp nëntorin e kaluar, presidenti foli për dëshirën e tij për të kërkuar një mandat tjetër, por tha se do ta diskutonte me familjen e tij gjatë festave të fundvitit.
Në shkurt të këtij viti Zonja e Parë Jill Biden tha se gjithçka është vendosur dhe Biden kërkon edhe njëherë të mbaj postin e presidentit të SHBA-ve. “Sa herë duhet ta ai thotë që ju ta besoni?” tha ajo për Associated Press gjatë një vizite në Afrikë.
Aktualisht janë dy kandidatë të shpallur për nominimin presidencial të 2024-s nga demokratët Marianne Williamson dhe aktivisti kundër vaksinave Robert Kennedy Jr. Ndërsa në anën republikane, ish-presidenti Donald Trump po kërkon një mandat të dytë pavarësisht akuzave me të cilat u përball në gjyqin e javës së kaluar. Mungesa e ndonjë rivali të fortë në partinë e tij i ka dhënë Biden aftësinë për të vendosur kohën e çdo njoftimi zyrtar pa presion të jashtëm.