Ylli i muzikës pop Beyonce theu rekordin si artistja më e dekoruar në historinë e çmimeve Grammy.
Beyonce shtoi katër çmime Grammy në koleksionin e saj, duke e çuar totalin e trofeve të fituara në karrierën e saj të muzikës në 32.
Pavarësisht suksesit të saj ndër vite, këngëtarja 41-vjeçare e “Break My Soul” nuk e ka fituar kurrë trofeun e albumit më të mirë me asnjë nga katër nominimet e saj në këtë kategori. Këtë herë këtë cmim e fitoi arrtisti britanik Harry Styles.
“Jam frymëzuar kaq shumë nga çdo artist në këtë kategori”, tha i habitur ai teksa pranoi çmimin. Ish-anëtari i grupit muzikor “One Direction” arriti të mundte konkurrënt e tjerë si Beyonce, reperi portorikan Bad Bunny, këngëtaren Lizzo, artisten Adele dhe grupin ABBA.
Në kategoritë e tjera, Bad Bunny mori çmimin për albumin më të mirë të muzikës për “Un Verano Sin Ti”.
“Dua t’ia kushtoj këtë çmim Puerto Rikos, djepit të reggaeton”, tha Bad Bunny teksa mori cmimin. Këngëtarja amerikane e xhazit Samara Joy u shpall artistja e re më e mirë.
Ndërkohë, Bebe Rexha nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin arriti të nominohej këtë vit. Rexha ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan. Fansat e këngëtares shqiptare kanë ngelur të dëshpëruar, pasi kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim.