Beyonce konfirmon turneun e saj pas shtatë vitesh

 

Beyonce ka njoftuar turneun e parë të ri në gati shtatë vjet , në të cilin do të prezantojë edhe albumin e saj të fundit “Renaissance” në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Turneu Botëror do të nisë në Stokholm më 10 maj, duke udhëtuar në të gjithë kontinentin deri në fund të qershorit. Më pas do të rifillojë në Toronto në korrik përpara se të përfundojë në New Orleans në shtator.
Beyonce publikoi në fund të korrikut albumin e saj të shtatë në studio, “Renaissance” që u vlerësua shumë nga kritikët. Rekordi, i frymëzuar nga kultura dhe pionierët e muzikës është në garë për çmimin e albumit më të mirë të vitit në çmimet Grammy të këtij viti, të cilat zhvillohen të dielën.

Turneu i fundit në studio i Beyonce ishte në vitin 2016 ku ajo këndoi disa Hite nga albumi I saj “Lemonade”
Kantautorja u përball me kritika në internet muajin e kaluar pasi performoi në hapjen luksoze të hotelit Atlantis The Royal në Dubai.

GAZETARE: LIVIA KALLFA