Betohet qeveria e re e Greqisë
Qeveria e re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, u betua në pallatin presidencial. Ra në sy rotacioni i ministrave te kabinetit te kaluar. Ndërkohë kryeministri mbajti premtimin duke rritur numrin e grave në kabinet. Pas fitores se shumicës dërrmuese, kabineti i ri i qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, u betua në pallatin presidencial.
Një tipar i veçantë i qeverisë së re është rotacioni, i ministrave ne mungese te emrave te rinj. Në këtë kabinet të ri vihet re numri i lartë i grave gati 25% për të cilën Mitsotakis ishte zotuar edhe gjatë fushatës. Në total, kabineti përfshin gjithsej 34 ministra, zëvendësministra, ku 29 anëtarë kanë mbetur nga qeveria e mëparshme e Demokracisë së Re. Ish-ministrit të jashtëm Nikos Dendias tanimë do mbajë postin e ministrit të mbrojtjes.
Giorgios Gerapetritis një bashkëpunëtor i ngushtë i Mitsotakis, i cili drejtoi ministrinë e infrastrukturës pas tragjedisë hekurudhore të shkurtit pritet të mbajë postin e ministrit të jashtëm. Kostis Hatzidakis u emërua ministër i financave. Analistet thone se stabiliteti ekonomik, rritja e pagës minimale dhe e pensioneve si dhe hapja e vendeve të reja të punës është një ndër arsyet që i bindi votuesit grekë që të votojnë edhe njëherë kryeministrin grek.
Gjithashtu politika e ashpër e emigracionit dha efektin e saj per bindjen e votueseve. Analistet theksojne se nje nga gabimet e Mitsotakis ishte rasti i pergjimeve te opozites, pavarësisht se nuk solli asnjë pasojë politike duke i dhënë Mitsotakis një fitore dërrmuese. Kjo fitore kështu dëshmon që konservatorët po bëjnë depërtime të rëndësishme në Itali, Spanjë dhe tani në Greqi ku në parlament hynë dhe tre parti të ekstremit të djathtë duke përfshirë “Spartanët”, një forcë politike e cila fitoi 4.7% të votave në zgjedhjet e së dielës dhe 13 mandate deputetësh.