BE kërkon çarmatimin e Ballkanit Perëndimor

Në takimin për kontrollin e armëve të zjarrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe parandalimin e trafikimit të tyre Josep Borrell, tërhoqi vërejtjen se rreziku nga këto armë nuk është vetëm në teori, por i vërtetë. Borrell, duke iu referuar rasteve të vrasjeve në Serbi, tha se është e gabuar të mendohet se gjëra të tilla nuk mund të ndodhin në Evropë.

Josep Borrell :Raste te tilla dramatike si ato ne Serbi na rikujtojnë se sa e rëndësishme është që të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e armëve të lehta ilegalisht ne duart e qytetareve. Eshtë detyrë e të gjithëve që ta bëjnë Evropën më të sigurt në këtë kohë sfidash.

Një pjesë e madhe e armëve në tregun ilegal europian vijnë nga Ballkani Perendimor. Këto armë u përdorën nga terroristët në Paris. Tregtia ilegale e armëve nga Ballkani është një faktor rreziku për sigurinë në mbarë Europën. Çmimet variojnë: ndërsa në Ballkan për një kalashnikov paguhen 300-500 Euro, ndërsa ne vendet e Europës Perendimore çmimet per keto arme shkojne deri në 2000 Euro.

Qytetarët në Ballkan kanë 9 herë më shumë armë se ushtria dhe policia. Në  total ne vendet e rajonit ka nje stok prej 6 milionë armësh ilegale ne zoterim nga qytetaret dhe organizatat kriminale.

Në Shqipëri dënimi është nga 3 – 4 vjet burg. Nëse policia gjen armë ilegale në shtëpinë e dikujt, atëherë personi dënohet me burg. Për sa i përket sasisë së armëve ilegale për frymë, Serbia dhe Mali i Zi prijnë, pasuar nga Shqiperia dhe Kosova. Bashkimi Evropian ka investuar deri tani 40 milionë euro vetëm në ndihmë për aktivitetet e kontrollit të armëve të lehta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

BURIMI: KLAN NEWS

GAZETAR: VLADIMIR LAME