BBC/BIRN, ‘Kokat’ që fshihen pas mashtrimeve në Call Center-at në Shqipëri
BBC ka shkruar mbi mashtrimet e qindarmijërave qytetarë në Europë për marrjen e miliarda euro përmes disa kompanive Call Center-at, të lokalizuara edhe në Shqipëri.
Kujtomë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.
Të dhëa të marra nga BIRN pohojn se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.
Sipas BBC, operacionet e grupit “Milton” janë hetuar më parë nga gazeta suedeze Dagens Nyheter dhe të tjerë, ndërsa sipas hetimeve të kryera prej tyre, rezulton se emrat që qëndronin pas mashtrimit global ishin David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze dhe Michael Benimini.
Gjithashtu BBC thotë se ka rezultuar se katër prej tyre, Tchelidze, Gogeshvili, Mgeladze dhe Benimini, u renditën si drejtorë ose figura të larta brenda një grupi kompanish të lidhura offshore ose kompani filiale që datojnë para grupit “Milton”.
Shumë prej këtyre kompanive lidheshin edhe me një ish-zyrtar të qeverisë gjeorgjiane që shërbeu për dy vjet si ministër i mbrojtjes, David Kezerashvili.
Vijon; BBC