Autoritetet palestineze bëjnë bilancin e dëmeve në Gaza: 50% e banesave janë shkatërruar
- 5 November, 2023
Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez, me seli në Bregun Perëndimor, ka bërë me dije bilancin e dëmeve të shkaktuara në Gaza për shkak të luftës.
Sipas raportit, më shumë se 50% e banesave të Gazës janë shkatërruar, gati 70% e popullsisë së saj janë të zhvendosur, 16 nga 35 spitale kanë pushuar së funksionuari, 42 ndërtesa të UNRËA-së janë dëmtuar si dhe të paktën 7 kisha dhe 55 xhami janë dëmtuar, raporton BBC.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ