Policia gjermane vuri në pranga edhe 3 persona të tjerë pasi dyshohet se janë përfshirë në aktin terrorist në Magdeburg, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.
Të arrestuarit shfaqen në filmimet e kamerave të sigurisë në tregun e Krishtlindjes, teksa brohorasin në mbështetje të autorit Taleb Abdulmohsen.
Ai goditi të pranishmit me automjetin që e drejtonte me shpejtësi. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ata janë bashkëpunëtorë të autorit dhe nëse ky i fundit është ndihmuar nga të tjerë.
Një vit më parë, ai e kishte paralajmëruar diçka të tillë, teksa akuzonte qeverinë gjermane se përndiqte vajzat dhe gratë saudite që kërkonin azil. Abdulmohsen paralajmëronte se do ta bënte Gjermaninë të paguante për këtë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ