Arrestohet një grua për vrasjen e blogerit rus pro luftës

 

Hetuesit rusë kanë arrestuar një grua e cila dyshohet se shpërtheu një bombë në një kafene në Shën Petersburg ku mbeti i vrarë  një blogeri pro-luftës, Vladlen Tatarsky

Darya Trepova, 26 vjeç, ishte vendosur më parë në listën e shumë të  kërkuarëve të ministrisë së brendshme dhe arrestimi i saj u konfirmua nga Komiteti Hetimor i Rusisë.  Vladlen Tatarsky humbi jetën teksa po raportonte një ngjarje në Shën Petersburg. Të paktën 30 persona u plagosën.

Interfax thotë se një grua e Shën Petersburgut, Darya Tryopova, u arrestua me dyshimin e përfshirjes në shpërthimin. Mediat ruse dhe blogerët ushtarakë deklaruan  se Tatarsky ishte duke u takuar me publikun kur një grua i dhuroi atij një kuti që përmbante një bust të tij që me pas shpërtheu. Një grup patriotik rus që organizoi ngjarjen tha se kishte marrë masa paraprake sigurie, por pranoi se ato masa dështuan.

Kafeneja, Street Food Bar No 1 pranë lumit Neva, dikur ishte në pronësi të Yevgeny Prigozhin  i cili drejton grupin famëkeq mercenar të Rusisë Ëagner, i cili ka kryer luftime në Bakhmut në Ukrainën lindore.

Tatarsky, një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk ishte zyrtar rus, as oficer ushtarak. Ai ishte një bloger i njohur me më shumë se gjysmë milioni ndjekës dhe kishte një të kaluar kriminale por ishte pjesë e një komuniteti blogerësh ushtarak pro-Kremlinit që ka marrë një rol relativisht të profilit të lartë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Pas aneksimit nga Kremlini të katër rajoneve të Ukrainës vitin e kaluar që shumica e botës i refuzoi si të paligjshme, Tatarsky postoi një video në të cilën u zotua: “Kjo është. Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do të grabisim këdo që kemi nevojë. Gjithçka do të jetë ashtu siç na pëlqen.” Askush nuk e ka marrë publikisht përgjegjësinë, por blogerët ushtarakë dhe komentuesit patriotë drejtuan menjëherë gishtin drejt Ukrainës dhe e krahasuan bombardimin me vrasjen e Darya Dugina-s, një komentatore nacionaliste televizive, gushtin e kaluar. Ajo u vra kur një pajisje shpërthyese e kontrolluar nga distanca shpërtheu teksa po ngiste makinën në periferi të Moskës.