Motra e Matteo Messina Denaros bosit të mafias italiane ‘Cosa Nostra’ është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se ka ndihmuar vëllain e saj që për vite me rradhë të mos binte në prangat e policëve.
Hetuesit kanë dyshuar prej kohësh se fshehja për një kohë të gjatë të Matteo Messina Denaro nga drejtësia ishte falë ndihmës së anëtarëve të familjes së tij dhe besnikëria e fortë e klanit.
Për vite me rradhë 68-vjecarja menaxhonte “kasën e familjes”, si dhe mbante lidhjet e bosit mafioz përmes letrave me njerëzit e tij.
Rosalia e njohur si Rosetta, më e madhja nga katër motrat e Messina Denaro-s, është nëna e Lorenza Guttadauro, një avokate, e cila që nga dita e arrestimit ka ndihmuar bosin mafioz.
Rosalia është gjithashtu gruaja e Filippo Guttadauro-s, i cili shërbeu 14 vjet për mafian italiane. Arrestmi i Rosalias u bë i mundur pothuajse dy muaj pas vënies në pranga të vëllait të saj i cili prej 30 vitesh ishte në arrati.
Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i shumw masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.