Arrestohet hajduti serial në Firence, e tradhtoi dashuria për Juventusin
Policia e Firences ka arrestuar një hajdut serial, i cili ishte përgjegjës për të paktën 12 grabitje dyqanesh në qytet gjatë dy viteve të fundit. Ai u identifikua falë një tatuazhi të veçantë në qafë – stemës së Juventusit.
Sipas autoriteteve, grabitjet kishin ndodhur mes dhjetorit 2022 dhe tetorit 2024, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për bizneset e prekura. Pamjet e kamerave të sigurisë zbuluan detajin që çoi në identifikimin e tij, ndërsa pas muajsh hetime dhe përgjime, policia arriti ta arrestojë.
Hajduti tashmë ndodhet në pranga dhe akuzohet për vjedhje dhe shkatërrim prone. Vlera e objekteve të vjedhura llogaritet të jetë rreth 100 mijë euro.