Arrestohen mbi 100 persona në lidhje me helmimin masiv të nxënëseve në Iran

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Iran në lidhje me helmimin masiv misterioz të nxënëseve që ka tronditur vendin, kanë njoftuar autoritetet iraniane.

Ministria nuk dha informacione të mëtejshme për të dyshuarit, të cilët u arrestuan në disa provinca, duke përfshirë Teheranin dhe Qomin, në Iranin verior, Azerbajxhanin Lindor dhe Perëndimor, Iranin veriperëndimor, apo edhe ato të Kurdistanit dhe Hamadanit në pjesën perëndimore të vendit.

Megjithatë, ministria sqaroi se “midis të arrestuarve”, disa kishin “motive armiqësore” që synonin “mbjelljen e një klime frike mes studentëve dhe mbylljen e shkollave”.

Në deklaratën e saj, ministria shpreh kënaqësinë se “për fat të mirë që nga mesi i javës së kaluar, numri i rasteve është ulur ndjeshëm dhe nuk ka asnjë rast të ri të sëmundjes së studentëve”. Që nga fundi i nëntorit kur shpërtheu ky rast, shumë shkolla, shumica e të cilave janë vajza, janë përballur me helmime të papritura, të cilat kanë shkaktuar sëmundje dhe të fikët, e ndonjëherë edhe shtrimin në spital të nxënësve.

Autoritetet thonë se kanë regjistruar një total prej 5,000 raste të nxënësve të prekur në rreth 230 shkolla në 25 nga 31 provincat e vendit.

 

Check Also

Në krye të kabinetit të Trump/ Kush është “vajza e akullt”, që iu punonte në administratën e Reganit

Kur Donald Trump mbajti fjalimin e tij të fitores natën e zgjedhjeve, një nga njerëzit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *