Arrestimi i Metës, Ursula von der Leyen: Nuk komentoj procese gjyqësore
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama u pyetën për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta gjatë konferencës së tyre. Von der Leyen refuzoi të japë një koment për këtë çështje.
“Unë nuk do të bëj komente për procedime gjyqësore. Ne bashkëpunojmë me Shqipërinë për reformën gjyqësore, e cila nuk ka të bëjë me çështje individuale. Procesi varet nga meritat e çdo vendi dhe është shumë e rëndësishme që shtetet anëtare të shohin rezultatet e punës. Në Shqipëri kemi një shembull të shkëlqyer; gjërat kanë ecur shpejt, dhe nëse vazhdojnë kështu, ndoshta do të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Ky është një plan ambicioz dhe na pret shumë punë,” tha ajo.