Arabia Saudite ka dërguar astronauten e parë grua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
Për herë të parë një grua nga Arabia Saudite i bashkohet një grupi astronauntësh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar .Bashkë me Rayyanah Barnawi është edhe një bashkëatdhetar i saj me profesion pilot.Ata u ngritën në bordin e një rakete SpaceX nga Qendra Hapësinore Kennedy në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një video të filmuar në hapësirë ajo u shpreh .
RAYYANAH BARNAWI-ASTRONANUNTE ” Iu them të gjithë njerëzve anembanë botës se e ardhmja është e shndritshme. Vijoni të ëndërroni dhe të besoni tek vetja dhe tek njerzimi.”
Gjatë kohës së tyre në hapsirë, ekuipazhi do të kryejë më shumë se 20 eksperimente shkencore dhe teknologjike, duke përfshirë pasojat e mungesës së ajrit tek shëndeti i njeriut.