- Jemi në Honda, në hyrje të qendrës së Hatay . Po ju sjell ca pamje nga afër të gjendjes në të cilën ndodhet ky qytet i rrënuar totalisht me godinat të gjitha të shembura . Unë po përshkoi një rrugë në këmbë, prej gati dy km për të shkuar në Antakia aty ku është numri më i lartë i viktimave dhe godinave të shembura.
- Më duhet të tregoj pak për përjetimet e një dite më parë , kur mbërrita në Gaziantep aty ku fillon dhe zona e tërmetit , situata ishte edhe më e qetë, shkatërrimet nuk ishin shumë të mëdha por njerëzit ishin të traumatizuar dhe të gjithë në rrugë të lënduar, të mërzitur më pas vazhdoi rrugëtimi im për në qytetin e Hatay, në zonën më të prekur. Gjatë gjithë rrugës shikoje godina të shembura të rrënuara, njerëz që qëndronin nëpër çadra, fëmijë të cilët duke mos kuptuar situatën, ata të pafajshmit të cilët të jepnin disa përjetime pozitive, ishin të buzëqeshur. Dukeshin, le të themi të lumtur. Dukeshin sikur sa herë që shkonte dikush, ne gazetarët apo edhe ekipet e shpëtimit, na jepnin një forcë. Kur unë hyra këtu, pra në Honda, kur hyra në Hatay, kur pash të gjitha godinat e shembura, kur pash që asgjë nuk kishte më jetë, realisht gjendja që përjetova ishte një ankth i vërtetë, një keqardhje, pikërisht aty ku thonë se sa duhet ta duam jetën dhe sa shumë duhet ta duam njëri –tjetrin sepse tani jemi, tani nuk jemi.
- Kur mbërrita në qendër të qytetit të Hatayt kishte pluhur, ekipe që vazhdonin të kërkonin, zëra nën rrënoja, dhe ky ishte momenti më kulminant më emocionues i gjithë rrugëtimit, pra kur ti merrje vesh që nën rrënoja ka zë. Në të gjithë Hatay nuk gjeje vend për të fjetur, mua mu desh për shkak të lodhjes dhe rrugës shumë të gjatë, të kërkoja pa fund derisa sa vendosa të shkoja në Adana, në qytet shumë larg, qytet tjetër nga ku ra tërmeti, pasi u informova që atje mund të gjej hotel për tu akomoduar. Përgjatë rrugës, falë një taksisti shumë të mirë, u bë e mundur që unë të strehoesha, nga ekipet e emergjencave nga qendra AFAD aty ku ishin të strehuar edhe instanca të tjera të mbrojtjes së qeverisë turke si policia, ekipet e emergjencave, ushtria turke pra të gjithë ata që po i vijnë në ndihmë vendit në këtë situatë. Ky është udhëtimi i parë i Replikës në kushte të vështira dhe do të mbahet mend shumë gjatë, në gjithë rrugëtimin e këtij portali të ri, që i është bashkuar medias shqiptare.