Ankth në Izrael, kryeministri Benjamin Netanyahu shtrohet në spital! Po trajtohet për …

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi, njoftoi sot zyra e tij, duke shtuar se ai do të vazhdojë të punojë nga shtëpia për tre ditët e ardhshme.

Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të inflamacionit të zorrëve dhe dehidratimit, për të cilat po merr trajtim intravenoz, thuhet në deklaratë.Duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të tij, Kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore prej andej”, shtoi zyra e tij.

Netanyahut iu implantua një stimulues kardiak në vitin 2023. Kryeministri izraelit iu nënshtrua një operacioni për heqjen e prostatës dhjetorin e kaluar pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar.