Alarm në Iran pas helmimit të nxënësve me gaz toksik
Rriten shqetësimet në Iran pasi qindra nxënës janë helmuar në të gjithë vendin gjatë muajve të fundit. CNN shkruan se deri më tani në të gjithë vendin janë helmuar rreth 900 qytetare, kryesisht nxenes në shkolla vajzash.
Incidentet misterioze dyshohet se janë sulme të qëllimshme për të parandaluar vajzat të arsimohen.
Deri më tani asnjë person nuk ka ndërruar jetë , por dhjetëra vajza kanë patur simptoma të ngjashme.
“Në fillim kemi nuhatur gaz në klasë, më pas njëra prej nesh ka ndjerë lodhje dhe marramendje.
Autoritet atje po hetojnë këto raste për të zbardhur shkaqet.
BAHRAM EYNOLLAHI-MINISTËR I SHENDETËSISË
Ne kemi caktuar një komision të posaçëm për të hetuar këtë çështje dhe ky komision përbëhet nga toksikologët dhe profesorët më të mirë të universitetit.
Shumë qytetarë në Iran kanë spekuluar se vajzat po helmohen për rolin e tyre në protestat që përfshinë Iranin pas vdekjes së 22-vjecares Mahsa Amini.Ato kanë protestuar duke hequr shamitë e tyre për të kundërshtuar regjimin atje .