Alarm në ambasadën amerikane në Londër, pasi një paketë që u konsiderua “e dyshimtë” u gjet jashtë ndërtesës.
Sipas mediave britanike, hyrjet dhe daljet nga ambientet u ndaluan përkohësisht, ndërsa personave që ndodheshin brenda godinës iu kërkua të qëndronin larg dritareve.
Forcat e Policisë Metropolitane të Londrës kanë shkuar në vendngjarje.
Pak minuta më vonë, me anë të një postimi në Twitter, ambasada amerikane njoftoi se çdo gjë ishte në kontroll duke theksuar se autoritetet lokale “hetuan dhe hoqën një pako të dyshimtë jashtë ambasadës”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ