Akuzohet për krime lufte, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arresti për Netanyahu

Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (kanë lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, si dhe komandantin ushtarak të Hamasit.

Urdhër-arrestet janë lëshuar urdhër për Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant, gjithashtu për Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik.

Gjykatësit kanë gjetur “arsye të arsyeshme” se të tre shtetasit mbanin “përgjegjësi penale” për krime të dyshuara të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit.