Aksidenti me 38 viktima në Greqi, Mitsotakis mbërrin në vendngjarje:Tre ditë zie kombëtare, po zbulohen shkaqet e tragjedisë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Larissa, aty ku sot ndodhi përplasja tragjike mes dy trenave.

Deri tani raportohet për 38 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, sipas Shërbimit grek të Zjarrfikësve, ndërkohë që ka nisur puna për indentifikimin e viktimave.

Kryeministri  shprehu ngushëllimet, duke premtuar se do të zbulohen shkaqet e kësaj tragjedie të madhe që preku.

Theksojmë se qeveria greke ka shpallur tre ditë zie kombëtare, me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike.