Mes 5 viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.
Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për DPA. Mësohet se mes viktimave, 3 janë shtetas shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.
Sipas informacioneve të dpa, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ