Agresori në Teksas, përdorte rrjet social me bazë në Rusi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë në qendrën tregtare në Dallas ku mbetën të vrarë tetë persona.

Autoritetet nisur nga hetimet kanë deklaruar se Mauricio Garcia përdorte një rrjet social me bazë në Rusi dhe shpeshherë postonte foto të nazistëve, postime që lavdëronin nazistët dhe mesazhe dhune.

BBC shkruan se agresori e kishte vizituar qendrën tregtare në të cilën vrau tetë persona edhe më herët gjatë muajt prill dhe kishte studiuar zonat ku ishin më të populluara që të kryente sulmin. Sipas departamentit të mbrojtjes amerikane, i dyshuari hyri në ushtrinë amerikane në qershor 2008 dhe e përfundoi atë tre muaj më vonë për shkak të problemeve të shëndetit që kishte.

Mësohet se ai punonte si roje sigurie në momentin e të shtënave dhe nuk kishte precedentë të rëndë penalë. Zyrtarët kanë kontrolluar shtëpinë e prindërve të tij dhe një hotel ku ai qëndronte prej disa kohësh. Gjatë sulmit 33 vjeçari mbante të veshur një bluze me sloganin  “Right Wing Death Squad”(  Skuadra e Vdekjes e krahut të djathte”),  një frazë e njohur që përdoret në mesin e ekstremistëve të krahut të djathtë dhe grupeve të supremacisë së bardhë.

Në mesin e të vrarëve në qendrën tregtare në Dallas fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç, një djalë dy vjeçar si dhe gra dhe burra. Ndërkaq nga ana tjetër personi që përplasi 8 emigrantë është identifikuar nga policia.

Shoferi, i identifikuar si 34-vjeçari George Alvarez, kaloi në semafor të kuq, humbi kontrollin e automjetit të tij dhe goditi 18 persona. Ai u akuzua për vrasje nga pakujdesia, ndërsa ka gjithashtu edhe një të kaluar kriminale. Që në fillimtë këtij viti ka pasur 201 të shtëna masive.