Eric Cheung, CNN
Kur presidentja e Tajvanit Tsai Ing-Wen kundërshtoi paralajmërimet e Kinës për t’u takuar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy në Kaliforni në fillim të këtij muaji, përgjigja agresive ushtarake e Pekinit bëri jehonë në mbarë botën.
Këto veprime nxitën frikën se Kina e sunduar nga komunistët mund të përgatitet të pushtojë fqinjin e saj. Ushtria Çlirimtare Popullore simuloi një bllokadë të ishullit, duke dërguar një aeroplanmbajtëse, 12 anije dhe mbi 100 avionë luftarakë në zonën e saj të identifikimit të mbrojtjes ajrore gjatë një stërvitje ushtarake tre-ditore.
Partia Komuniste e Kinës, e cila prentedon Tajvanin si pjesë të territorit të saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë, i cilësoi stërvitjet si “sulme të përbashkëta precize” që duhet të shërbejnë si një “paralajmërim serioz kundër forcave separatiste të Tajvanit”.
Mesazhi, në mendjen e Taipeit, dukej i qartë. Kina dukej se po përpiqej të përgatitej për të nisur një luftë kundër Tajvanit, tha ministri i Jashtëm i ishullit Joseph Wu për CNN.
Taipei kohët e fundit njoftoi një zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit dhe përshpejtoi zhvillimin e programit të tij të armëve vendase për të rritur gatishmërinë e tij luftarake.